Tetë raste kontakti sot rezultuan me Covid 19

Sot më 9 maj janë testuar gjithsej 177 mostra dhe me Covid 29 janë diagnostikuar 8 raste kontakti.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës (3 raste), komuna e Mitrovicës (2 raste) dhe nga 1 rast – Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Sot më 9 maj, janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 9 maj 2020 janë testuar 9.734 mostra dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 880 raste, me 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /mediafokus.info