Thaçi: Do ta respektoj në plotëni vendimin e Kushtetueses

Presidenti i vendit është deklaruar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se do ta respektoj plotësisht.

Ky është postimi i Presidentit:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim.

Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH