Thaçi me intervistë në gjermanisht gjatë viteve të 90-ta

Intervistat e Hashim Thaçit në anglisht nuk ishin pikat e tij të forta. Duket se në gjermanisht qëndron më mirë. Ish-presidenti i Kosovës, në vitet e 90-ta, ka dhënë një intervistë për gjendjen në Kosovë në gjuhën gjermane.

Thaçi ka folur gjermanisht për bashkëpunimin me ndërkombëtarët e ndihmën që ka dhënë NATO e shtetet tjera për vendin.

Ai ka folur edhe për Konferencën e Rambujesë në Francë.

Thaçi ka përmendur punën e përbashkët me ndërkombëtarët në Paris, Londër e Bruksel. Ndër të tjerash ai ka përmendur edhe ndihmën që ka dhënë NATO në Kosovë, duke thënë se ajo çfarë ka bërë Serbia ka qenë një tragjedi, transmeton express.

Ish-presidenti Thaçi ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur që të jetojnë si skllevër e pa të ardhme derisa ka përmendur edhe UÇK’në.