Thaçi: Më vjen keq që për pafajësinë e lirinë time nuk do të mund të dëshmojë Rugova e Albright
Hashim Thaçi para trupit gjykues ka thënë se ndihet keq që për pafajësinë e tij nuk do të mund të dëshmojë ish presidenti, Ibrahim Rugova si dhe figura tjera vendore e ndërkombëtare.
“Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi që t’i dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së shtetit amerikan Medeline Albright, presidentit Ibrahim rugova, profesorit Fehmi Aganit, Adem Demaçit dhe liderëve tjerë”- deklaroi Thaqi.
“Ata do kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata vendorë dhe ndërkombëtarë do të ishin të gatshëm të dëshmojnë për lirinë dhe pafajësinë time”- shtoi ai.
Thaçi ka theksuar se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare e sidomos SHBA, Kosova nuk do ishte kurrë e pavarur.

