Zemaj iu përgjigjet kritikëve: Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë është me Shkenca Politike dhe Drejtësi

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, duke iu pergjigjur kritikave ndaj tij rreth përgatitjes profesionale, tha se rasti i ngjashëm është edhe në Gjermani, raporton Mediafokus.info.

“Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë është me Shkenca Politike dhe Drejtësi. Kjo është motiv për mua”, ka deklaruar Zemaj, në seancën plenare të së hënës.

Ai theksoi se se në vend janë duke u bërë testime në kapacitete maksimale, shkruan Mediafokus.info.

“Testime kemi bërë në vazhdimësi, IKSHPK është në kapacitet të plotë. Nuk ka kapacitete të bëjë më tepër se 500-600 teste në 24 orë”, ka thënë Zemaj./Mediafokus.info/