Thaçi-Kurti bënë kompromisin e parë, njëri e caktoi datën, tjetri orën!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti i kanë shtrënguar duart për herë të parë.
Kurti i shkoi në zyrë presidentit për të diskutuar rreth mandatimit për qeverinë e re.
Nuk dihet nëse më herët Thaçi dhe Kurti janë takuar apo kanë shtrënguar duart ndërmjet vete, si dy rivalë të fortë politikë, por dihet se ky është takimi i parë i tyre publik në këtë cilësi.
Kurti i ka refuzuar dy ftesa të presidentit për t’u takuar.
Ai e ka caktuar vetë ditën e sotme për takim, ndërsa presidenti e ka caktuar orën.
A mund të merret ky si kompromisi i parë politik Thaçi-Kurti?/Mediafokus/

