Thellohen përçarjet e Listës “Guxo”, në Viti nuk e përkrahin kandidatin e VV’së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vitisë Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës “Guxo” ku u bë e ditur se i njëjti do ta ketë përkrahjen nga iniciativa e udhëhequr nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Lista “Guxo” në Viti në zgjedhjet komunale të 17 tetorit do të përkrah fuqishëm kandidatin e LDK-së në Viti Sokol Haliti!”.

“Kjo u bë e ditur pas takimit të sotit në mes të kryetarit Haliti me përfaqësuesit e listes”Guxo” në Viti!”, thuhet në njoftimin e LDK, Dega Viti.

Ndryshe, Albin Kurti e Vjosa Osmani e kishin nënshkruar marrëveshjen e koalicionit në zgjedhjet e 14 shkurtit, por që thuhet se njëra nga pikat ka qenë që edhe në zgjedhjet lokale të dalin me kandidat të përbashkët. /Mediafokus.info/