Theren me thikë dy persona në Prishtinë, Policia në kërkim të autorëve
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarve, raporton gazeta online Mediafokus.info.
“Rr. Bahri Fazliu, Prishtinë 11.06.2021-22:51. Është raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar me thikë nga disa persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/

