Theret me thikë një person në Viti, i dyshuari në arrati
Në Viti është raportuar se pas një mosmarrëveshje, një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Personi i cili po dyshohet për veprën penale -vrasjen në tentativë, është ende në arrati.Ndërkaq, Polica ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar” -thuhet në raportin e Policisë.
Rasti ka ndodhur më datë 14.04.2025 rreth orës 12:48.

