Therret me thikë një person në Gjilan, vdes në vendngjarje

Një person në Gjilan ka ndërruar jetë pasi është therrur me thikë nga një i dyshuar, sot rreth orës 13:15 minuta. Vdekja është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kujdestar. 

Rastin për Mediafokus.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, togeri Ismet Hashani, i cili ka thënë se një person është arrestuar pasi që dyshohet se është i involvuar në një rast ‘therrje me thikë’.

‘Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kan dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mund me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person i cili dyshohet të jet i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kan qu në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë jan duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit’, ka thënë Hashani për Mediafokus. (foto arkiv)