Thërret për ndihmë, por kur shkon emergjenca e gjen të vdekur
Një burrë nga Preoci i Graçanicës, i cili kishte thirrur për ndihmë emergjencën, është gjendur i vdekur nga njësiti mjekësor dhe Policia e Kosovës, shkruan express.
Raportohet se viktima nuk ndihej mirë dhe për shkaqe shëndetësore kishte thirrur emergjencën.
Njësiti mjekësor ka arritur në vendin e ngjarjes, por burri ishte gjetur i vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu dorëzohet familjarëve./mediafokus.

