Thirrjet e vogëlushes: “Mami, nuk dua të vdes” (VIDEO)

Tërmeti në Turqi la pas vete viktima e dëme të shumta. Dhimbja është shtrirë gjithandej Turqisë, po edhe në Kosovë, pasi që në rajonin e goditur, një numër i madh i popullsisë ka prejardhje shqiptare.

Por ajo që ka prek zemrat e çdo n jeriu, ishte një vajze e vogël që tërmeti e zuri brenda në shtëpi. Imazhet po bëjnë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Të qarat dhe thirrjet e saj “Mami, nuk dua të vdes” kanë prekur zemrat e miliona njerëzve nëpër botë.

Video është filmuar nga nëna e vajzës, e cila tentonte të qetësonte fëmijët.

Tërmeti me madhësi 6.6 që ndodhi afër Seferihisar në Izmir u ndie në shumë qytete, përfshirë Stambollin dhe Bursën.

Deri tani autoritetet turke kanë raportuar për 39 viktima.