Thumbon hoxha: Edhe musliman, edhe gangster nuk shkojnë të dyja bashkë
Një hoxhë kosovar i ka thumbuar këngëtarët shqiptarë, duke thënë se edhe musliman edhe gangster nuk shkojnë të dyja bashkë.
Hoxha Labinot Maliqi, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar rreth “huliganizmit” të këngëtarëve, të cilët përmes këngëve të tyre përçojnë mesazhe denigruese.
Duke publikuar një intervistë të ish-reperit amerikan “Tupac” i cili u shprehte se feja nuk ia lejon që të jetë gangster, pasi feja islame dhe gangsteri nuk shkojnë të dyja së bashku, Hoxha ka piketuar këngëtarët që bëjnë këngë me mesazhe denigruese dhe deklarohen si muslimanë të devotshëm.
“Musliman edhe gangster? Nuk shkojnë të dyja bashkë. Tupak Shakur, legjenda e muzikës Rep, kur i ishte ofruar të luaj në një film rolin e gangsterit musliman, e kishte refuzuar duke thënë se: ”Unë nuk e luaj ‘Gangsterin Musliman,’ diçka e tillë nuk ekziston. Unë nuk pranoj të luaj role të cilat nuk ekzistojnë!”, ka shkruar Maliqi.

