‘Ti baba më mbajte dorën vetëm në ditët e para të lindjes…’

Veprimtari e atdhetari Ramadan Maliqi nga Malisheva e Gjilanit, e ka rikujtuar babanë e tij, Sherifin, në 27-vjetorin e vdekjes.

Sot me 13.02.2022 u bënë plotë 27 vjet dhembje prej kur u nda nga jeta babai jone Sherif Maliq Malisheva.

Ti baba më mbajte dorën vetëm ditët e para të lindjes të detyroj armiku serbo-sllav që të më lësh në dorën e nënës Nafi në hapat e parë të jetës dhe nuk prisja qe kur të rritësha do të jetoja një jet pa të.

Ti ishe njeri i ksaj treve të quajtur Kosovë i cili tanë jetën ja kushtove liris dhe bashkimit kombëtar dhe luftove deri në frymën e fundit.

Sakrificat që ti impunoi armiku gjatë jetëse edhe pse te godisnin si dallgë ti i pëballove dhe naj zbardhe fytyrën neve dhe mbarë kombit.

Gjithë veprimtarin tuaj, luftrat, burgosjet, torturat si trup dhe si familje që ty ti boni armiku sebo-sllav që ti i pëballove bëren që veprat dhe emri yt te përmendej edhe pas vdekjes.

Te gjithë familja Maliqi dhe farefisi të kujtojn me mall, pusho i qet sepse ti gjithmonë do mbetesh në zemrat e atdhedashurve… 

Ramadani, si fëmijë 4-vjeçar, ka qenë në burg bashkë me familjen e tij, e cila ishte e përndjekur nga regjimi i Rankoviqit. Familja Maliqi njihet për rezistencë ndaj regjimit serb.

Ramadani e kujton me trishtim nëntorin e vitit 1949, kur pjesëtarët e OZNA-s thyen dyert me shqelma dhe morën zvarrë gjyshen Nazife, nanën Nafije, kushërirat Hanumshahen dhe Sofijen dhe atë si fëmijë katërvjeçar dhe i dërguan në burgun e Gjilanit.

OZNA po kërkonte babanë e tij, Sherif Maliqi, si pjesëtar i Ballistëve, i ngarkuar për disa vrasje të serbëve. /Mediafokus.info