“Ti ike me vete e more edhe zemrën time”

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur kosovar, Blerim Zhabari, bashkëshortja e tij, Kumrija, ka bërë një dedikim prekës.

“Ti ike me vete e more edhe zemrën time”, ka shkruar perves tjerash ajo.

Postimi i plotë e plot emocion i Kumrije Zhabarit:

Sot, një vjet më parë….. ulur pranë teje më pyete a fole me djem, po të thash, thuaju le te bin me fjet shihemi neser ne mengjes. Më dhe edhe disa udhezime per punën që i kishe dhën drejtim, e cila duhej të finalizohej diku ka mesi i korrikut.

Më kërkove ujë, duke më thën qu eja këtu afër meje ky shtrat po na zika dyve, je lodhe shumë me the. Të ndëgjova,u ngrita e u ula ne shtrat me ty më more në përqafim qetë biseduam…më kërkove edhe një herë ujë, një frymëmarrje e rënd me trembi….nuk të ndihmuan dot as mjekët….

Në agun e parë të asaj dite korriku, ike nga unë për të përqafuar përjetësin, dukej sikur vesa e rrezet e diellit ishin derdhur ne fytyren tënde. Kurrë nuk do ta harroj bukurin dhe buzëqeshjen tënde në atë mëngjes, bëje dritë…
ti ike me vete e more edhe zemrën time!

Blerim, Bler tê dua sot, neser…. përgjithmon, po mundohem shume të jem njeri i mirë sepse
për asgjë në botë nuk dua ta humbas ritakimin me ty ❤️