“Ti je kudo që jam” – bashkëshortja kujton ish-futbollistin Ymer Berisha
Ymer Berisha ishte një nga legjendat e sportit në Gjilan, për shumë vite. Mbi të gjitha, ai ishte një qytetar shembullor i Kosovës.
Sot, në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, atë e ka rikujtuar përmes fotografive e fjalëve, bashkëshortja Gjylshen Doko Berisha.
“Jeta ka fillimin dhe fundin, dashuria ka fillimin por jo fundin! Ajo mbetet e përjetshme veçmas kur e ndjen veten të vlerësuar, të plotësuar e të realizuar! Faleminderit Ymer! Ti je kudo që jam unë! Albumi i jetës me ty për 43 vite bashkë!”
Ymer Berisha ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare, në janar 2021.
Ymeri ishte një njeri i dashur në familje e në shoqëri. Në shpirtin e tij kishte dashuri për të dyja këto, për secilin veç e veç. /Mediafokus.info

