“Ti m’the po rrej” – “kush unë, a”, eskalon debati mes Valdete Dakës dhe Sami Kurteshit

Ka eskaluar në akuza mes njëri-tjetrit, debati në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

“Ti m’the po rrej?”, iu drejtua Valdete Daka anëtarit të Vetëvendsojes, Sami Kurteshi.

“Unë, a’, ia ktheu Kurteshi Dakës.

“Ti e lexove atë që të konvenoi ty”, shtoi Kurteshi.

Ndryshe, kryetarja e KQZ’së ka thënë se sot pas mbledhjes së Komisionit, i ka kërkuar përgjigje shtesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të rikonfirmuar verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë, që janë të dënuar sipas formës së prerë në tri vitet e fundit.

“Ju informoj se verifikimi i kandidatëve është bërë sipas data bazës qendrore e evidencës penale pranë sekretariatit të KQZ’së. N ë këtë databazë regjistrohen të gjitha sanksionet penale të shqiptuara me aktgjykim të prerë”, thuhet në letrën të cilën e lëxoi Daka në konferencë.

“Ne kemi konfirmim nga gjykatat e vendit, dhe kemi marrë konfirmim për saktësinë e dhënave dhe faktin se të cilat dënimet e plotfuqishme janë të proceduara në sistem”, thuhet tutje…Mediafokus.info/