Ti u fale njerëzve më të mirën nga vetja yte

Para nëntë vitesh, në moshën 30-vjeçare u nda nga jeta gazetarja dhe moderatorja Albina Syla, një vajzë e  mrekullueshme dhe një profesioniste shembullore e mediumit Radio-Energji në Gjilan, shkruan Mediafokus.info

Albina, edhe pse nuk i përket më domensionit ku jetojmë ne, ajo ka lënë këtu dashurinë tek familja, kolektivi, shokët dhe miqtë që nuk e harrojnë kurrë.

Për Albinën ka bërë sot një dedikim mikja e saj, Arta Haziri Nuhiu.

‘Ti le gjurme kudo, ti le vepra e shembuj qe jo çdokush i posedonte ato.

Miresine, dashurine, sinqeritetin tend rrallë kush sot e ka mikja ime mu ashtu si ty.

Ti u fale njerezve me te miren nga vetja yte.

Nga ti mesova shume gjera, sepse ti frymoje vetem embelsi nga ai shpirt i embel e i pasur me miresi, por sot ai shpirt yti pushon ne boten e amshuar te nje engjëlli e qe gjithë krenohemi me vyrtytet tua qe le ne kete bote.

Pusho e qete mikja ime…Me mungon me shume se kurrë Gjoni jeme’. /Mediafokus.info