Togeri Suad Murati emërohet udhëheqës i Njësisë për hetimin e krimit të organizuar në Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës
Togeri nga Gjilani, Suad Murati, është avancuar në pozitë në Policinë e Kosovës, raporton Mediafokus.info.
Murati, që e ushtroi për dy vite pozitën e udhëheqësit në sektorin Rajonal të Hetimeve të Policisë në Gjilan, mësohet se është emëruar udhëheqës i Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar.
Ndryshe, Suad Murati është inkuadruar në Policinë e Kosovës para dy dekadash dhe ndër vite ka mbajtur pozita të ndryshme në këtë institucion të sigurisë, kryesisht në fushën e hetimeve./Mediafokus.info/

