Togerja e FSK-së nderohet me medalje prestigjioze në SHBA
Togerja e FSK-së, Ermona Meshi është diplomuar me sukses në Adjutant General School të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Meshi është vlerësuar me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic Medal” si studente ndërkombëtare e dalluar.
Ky sukses merr një vlerë të veçantë, pasi Ermona është mbesa e dëshmorëve Afrim dhe Bashkim Meshi, dy vëllezër që ranë heroikisht për lirinë e atdheut.

