Tom Perrota – shkrimtari i famshëm amerikan që pranon origjinën e vet shqiptare
Per here të pare e pata njoftë emnin e tij si autor në vitin 1998, nga nji artikull publikue ne gazeten “Los Angeles Times”, shkrim i titulluem – “ ‘Qeni’ gjuen balte mbi Shqipnine” (‘Dog’ Kicked Dirt on Albania”), – me daten 26 Janar të vjetes 1998.
SHKRIMTARI TOM PERROTTA
Nji shkrim qe me pat habite per klasin, ironinë perfide, sensin e mire e shumë pozitiv dhe mbi tana ajo që më bani me luejte nga vendi ishte se autori e pranonte se “ishte shqiptar nga Nana”. Fjala asht per shkrimtarin Tom Perrotta, nji autor me nam në SHBA dhe ma gjane ne bote.
Tom Perrotta në gazeten “Los Angeles Times”, kishte shkrue nji shkrim ku ironizonte filmin e shfaqun asokohe në kinemate amerikane dhe kudo në bote të quejtun, “WAG THE DOG”, nji film ku ne qender te vemendjes satirizuese ishte vendose Shqipnia, film me tallje të pakursyeme ndaj vendit tonë ashtu si mund te tallen vetem liberal-progresistet e papergjegjshem ne Hollywood.
Pse me bani me luejte nga vendi ky shkrim?
Me bani sepse Tom Perrotta nuk kishte pse reagonte, askush nuk e kish cenue ate direkt, askush nuk e dinte origjinen e tij shqiptare, fare mire kishte mujte me ba të paditunin e me pretendue se nuk kishte pa as ndie gja…Por ai zgjodhi me ngrite zanin dhe me shkrue nji shkrim brilant.
Ne nji kohe qe Shqipnia dhe shqiptaret permendeshin vetem per keq. Asht fjala per vitin famekeq 1997 kur ishin shperthye depot e armeve ne tanë Shqipninë dhe stacionet televizive si CNN apo EURONEWS, per argetim shfaqnin video me shqiptaret qe kishin rroke kallashnikovet dhe gjuenin hava pa e pase idenë pse dhe tek.
Tom Perrotta ngrente zanin në nji kohe kur te ashtequejtunit “baballare te kombit” si Malo Kadare, (kanakari i diktatorit Enve Hoxha), fshiheshin birave dhe tuneleve te Parisit. Tom Perrotta pa ma te voglin kompleks ngrente zanin me aryetim bindes…”Qeni gjuen balte mbi Shqipnine” – MODEL. Shkrimin e kam pru ketu ne shqip, por para se me dale te shkrimi kam deshire me thane nja dy fjale per shkrimtarin TOM PERROTTA…Kush asht ai?
Si e ka shkrue vetë autori ne biografine e vet :
TOM PERROTTA
-“Tom Perrotta leu me 13 Gusht te vjetes 1961, ne qytetin në Newark, te shtetit New Jersey dhe u rrit në Garwood, po të shtetit New Jersey ku ai kaloi tërë fëmininë e tij dhe ku u rrit dhe u edukue si Katolik Roman. Baba i tij ishte nji punonjes i postës, emigrant italian, te dy prindtë e tij emigruen nga nji katund afër Avellino, Campania, dhe Nana e tij ishte nji ish-sekretare, emigrante shqiptaro-italiane, i cila ndejti në shpi për me rritë fmijte, te tre, Tomin se bashku me vllanë e tij ma të madh dhe motrën ma të vogël.
Si e thote vete Tom Perrotta, gjate fminise knaqej duke lexue autorë si, O. Henry, J. R. R. Tolkien dhe John Irving prandaj edhe vendosi qysh herët në jetën e tij për me u ba shkrimtar. Prandaj edhe publikoi tregime te shkurtna në revistën letrare të shkollës së mesme, ne revisten “Pariah”.
Perrotta fitoi nji burse studimi per gjuhë dhe letersi angleze ne Universiteti Yale në vitin 1983, dhe ma mbrapa mori nji tjeter burse per master në anglisht ne Universitetin e Siracuses. Nësa ishte student në Siracuse, Perrotta pat fatin me qene nxanës i shkrimtarit te njoftun Tobias Wolff, të cilin Perrotta ma vonë e lavdëroi për “shkrimin komik dhe seriozitetin e tij moral”.
Tom Perrotta u martue me shkrimtaren Mary Granfield në vjeten 1991 dhe sot jeton në periferinë e Bostonit në Belmont, te shtetit Massachusetts.”
Perveç biografise ku e pranon origjinen e vet, Tom Perrota ne nji interviste dhanun gazetes se njoftun britanike “The Guardian” me 20 shkurt te vjetes 2009, mes tjerash ka thane :
TOM PERROTTA – FOTO NGA GAZETA “THE GUARDIAN”
“-Gjyshërit e mi nga ana e babes ishin emigrantë italianë nga nji katund afër Avellino. Unë u rrita tue ndigjue ata dhe baba jem fliste italisht. Të afërmit e Nanës teme ishin shqiptarë, por edhe ata jetuan në Itali para se me emigrue në SHBA. Nuk kam kalue shumë kohë në Itali, por ndiej nji lidhje të fortë me vendin përmes të parëve të mi, kështu që shpresoj se mund të kaloj ma shumë kohë atje në të ardhmen. “
Gazeta “The Guardian” mes tjerash shenon :
-“Tom Perrottaleu leu në vjeten 1961 në Newark, ku kaloi tanë fmininë e tij. Baba i tij ishte nji punëtor i postës, emigrant italianë, nana e tij nji shqiptaro-italiane – “Kjo e bani atë një italiane të klasit të dytë” – sekretare. Nuk mendoj se e kam pa ndonjiherë babën tem me marrë nji libër në dorë në jetën e tij,” – thotë Perrotta. –
“Unë sigurisht nuk besoj se ai lexoi ndonjëherë ndonji nga librat e mi. Ai ishte i paditun për arsimimin, duke besue ma shumë në vlerën e solidaritetit të familjes dhe komunitetit. Ishte Nana jeme që ishte ambicioze për mue; ajo kishte andrrue qe une me u ba mësues por tue e dite se na nuk kishim mundësi me shkue në kolegj, ajo na inkurajoi nxiti me te madhe qe të mësojmë “.
Qe edhe artikulli i publikuem ne vjeten 1998, ne gazeten “LOS ANGELES TIMES”, qe ua permenda ma nalt i perkthyem ne shqip :
-”Shqipnia asht vendi ma i mbrapambetun në Europë, nji komb i vogël i Ballkanit që ka provue nji histori tragjike të izolimit, shtypjes, grindjeve fetare dhe varfnisë ekstreme. Atëherë, çfarë asht ajo që e ban vetë idenë e Shqipnisë kaq komike për kineastët amerikanë?
Unë ia bana vetes këtë pyetje mbasi pashë “Wag the Dog” të Barry Levinson, nji satirë të ekzekutueme me zgjuarsi në lidhje me nji konsulent politik dhe producent ne Hollywood, i cili vendosi me largue vëmendjen e publikut nga nji skandal seksual presidencial, duke krijue iluzionin e nji lufte, (“Wag the Dog” – “Asht nji komedi me ndonjë kafshim të vërtetë” – “Kalendari, 24 dhjetor). Por nji luftë kundër kujt? Konsulenti mezi duhet të mendojë – emni i kundërshtarit të përsosun i vjen atij si një refleks: “Shqipnia”.
“Pse bash Shqipnia?” – pyet nji ndihmës kurioz presidencial.
“Pse jo?” – këshilltari ia qillon përsëri. “Cka kanë ba ata ndonjiherë për ne?”
Kjo përgjigje e flaktë e ban atë të tingëllojë si çdo numër i kombeve të vegjël, historikisht jo miqësorë, që mund të bajnë nji kundërshtar të mirë komik. Por kjo nuk asht rastesi. Duhet të imagjinohet sikleti i princave të filmave nëse filmi do të kishte zëvendësus nji komb të prekun në mënyrë të barabartë si “Anmikun” tonë imagjinar – Sudanin, po thona, ose Korenë e Veriut. (Unë nuk do ta përmend edhe Granadën.). Kjo thjesht nuk do kishte me thane qe situata kishte me qene sadopak qesharake. Në situata të caktueme, duket se vetëm Shqipnia mundet me ia mberri ksaj.
Herën e parë që pata rastin me pyete për cilësitë e qenësishme komike të shqiptarëve në filma ishte në vitin 1990, kur shkova të shikoja “Tune in Tomorrow”, adaptimi i versionit te Hollivudit i romanit të mrekullueshëm të Mario Vargas Llosa, “Halla Julia dhe Skenaristi”, ngjarjet zhvillohen ne Peru në fillim të viteve ’50, libri përmban nji personazh të quajtun Pedro Camacho, nji shkrimtar i talentuem, por i dalum komplet menteshash, i radio-operave të njoftuna si “opera te sapunit”, i cili gati provokon nji incident gati diplomatik ndërkombëtar duke i mbushe skenarët e tij me fyemje të shpeshta, falas dhe të neveritshme të drejtueme kundër argjentinasve. (“Unë kam vra vajzën teme”, – deklaron nji nga personazhet e Camacho. – “E vetmja gja që me ka mbete me ba asht me shkue dhe me jetue në Buenos Aires.”)
Ky aspekt i romanit padyshim shkaktoi telashe për skenaristin, veçanërisht mbasi u mor vendimi për vendosjen e filmit në New Orleans dhe jo në Lima. Nuk do të kishte kuptim me pase nji shkrimtar amerikan që shpifte per argjentinasit, apo jo?
Një grup etnik më i përshtatshëm duhej me u gjete perngut, dhe shqiptarët rezultuen se ishin zgjedhje natyrale. (Cili asht problemi yt more djalë?” – nji personazh me një theks të forte jugor pyet nji tjetër në fillim të filmit. – “Ti dukesh si nji katundar shqiptar, te cilit sapo i ka cofe lopa.”).
Në sekuencën klimaterike të filmit, nji turmë e zemërueme nënshkruan duke lexue “Drejtësi për Shqipërinë”, ndërsa terroristë të egër, anëtarë të Frontit nacionalclirimtar Shqiptar, hakmerren tue i vndue zjermin radiotelevizionit ku punon skenaristi (i riemëruem Pedro Carmichael).
Si nji amerikan me prejardhje shqiptare (nga ana e Nanës teme), e gjeta këtë zëvendësim ma shumë kurioz sesa fyes. Për ma tepër, ishte e lehtë me simpatizue dilemën e kineastit. “Tune in Tomorrow” u emetue në kulmin e presionit për korrektësi politike në Amerikë, nji moment kur humori etnik dhe racor kishte ranë në nji mospërfillje ekstreme.
Nga nji anë, skenari lypte stereotipe të rrezikshme etnike; nga ana tjetër, etosi mbizotërues kulturor insistonte në civilizim, veçanërisht ndaj grupeve racore dhe etnike të viktimizueme historikisht. Shqiptarët ofruan nji kompromis të përshtatshëm, mundësinë e një lloj humori etnik “pa viktimë” të drejtuem kundër europianëve të bardhë ma kollaj sesa ndaj zezakëve apo amerikanëve-latine.
Përdorimi i shqiptarëve si “mbajtës të vendeve” asht veçanërisht i qartë në skenën e protestës absurde: Kishte njerëz me nji arsye të ligjshme për me tunde pankarta dhe me kërkue drejtësi në Luiziana sidomos në vitet ‘50, por të parët e tyre nuk thirrën nga Tirana apo Shkupi.
“Wag the Dog” – gjithashtu përdor Shqipninë si nji vend për kombet ose grupet politike ma të besueshme por ma pak argëtuese. Në nji moment gjasme eksplorues, konsulenti flirton shkurtimisht me nji skenar që përfshin fondamentalistët fanatikë muslimanë, por që ma mbas tërhiqet shpejt, në favor të nji historie të zjarrtë me “terroristë shqiptarë” që përpiqeshin të kontrabandonin nji armë bërthamore në SHBA, në nji valixhe. (Pse? – “Ata duen me na shkatërrue mënyrën tonë të jeteses!”)
Për dallim nga “Tune në Nesër”, megjithatë, “Wag Dog” e di saktësisht se çka po ban. Profesionistët e lezetshëm të mediave përgjegjës për “luftën” e kuptojnë nji fakt thelbësor për Shqipninë: – “Shumica e amerikanëve nuk dinë gjanë ma elementare për këtë vend. Për 50 vjet, kufijtë e Shqipërisë u vulosën nga bota e jashtme. Gjatë asaj kohe, vetë Shqipëria u ba nji lloj trillimi, një thashetheme për nji vend, ekuivalenti i jetës reale të vendeve të filmave si “Freedonia” ose “Kuristan”.
Nji personazh në filmin “Wag the Dog” mrekullohet me za të naltë nëse ka nji pjatë kuzhine kombëtare shqiptare. “Askush nuk e di,” – përgjigjet një tjetër. – “Na mund ta krijojmë atë.” Njerëz të ndryshëm në film janë të befasuem kur mësojnë se aktori James Belushi ishte me origjinë shqiptare, sikur nji gja e tillë të mos ishte vërtet e mundur.
Pikërisht statusi i Shqipërisë si shifer, nji vend i zbrazët në hartë, që e ban atë kaq të dobishëm për kineastët amerikanë. Ajo që e ban atë pjesë qesharake, dyshoj, ashr padukshmënia e historisë së saj reale. Gjatë Luftës së Ftohtë, pjesa tjetër e botës nuk ndigjoi shumë për fshatarë të uritun ose të burgosun politikë në Shqipëri.
Të tana ato që me të vërtetë kemi marrë vesh ishin do shikime të rastit të regjimit fanatik të ngurtë të Hoxhës, tue u copëtue së pari me Bashkimin Sovjetik, mbasandej me Kinën, tue çue me zemërim njerëzit e saj të vorfun në nji izolim të plotë.
Në sajë të parëndësishmërisë së saj gjeopolitike dhe egërsisë së kllounizmit, Shqipnia u ba nji skuadër zbavitëse e Luftës së Ftohtë, kombi ma pak kërcënues dhe ma i kandshëm në bllokun komunist.
“Wag the Dog” asht nji film i zgjuet, vërtet qesharak. Por me tana virtytet e tij si nji dërgim i kulturës bashkëkohore amerikane, trajtimi i filmit me Shqipërinë në fund ndjehet i datuem, si nji shenim nga ditët para ranies së komunizmit.
Këto ditë Shqipnia nuk dëshiron ma “me e shkatërrue menyrën tonë të jetesës”; në fakt, shumica e shqiptarëve nuk do të donin asgja ma shumë sesa të baheshin pjesë e saj.
Ndokush i interesuem për nji film në lidhje me vendin aktual të quajtur Shqipni dhe jo me ujnat e zeza imagjinare të Hollivudit që mbajne të njajtin emën, duhet qe vëmendjen me ia kushtue filmit te jashtëzakonshëm të vitit 1994, “Lamerica” të Gianni Amelio, i cili ka me qenë në dispozicion tuej së shpejti në videot në shpia.
Vendosun gjatë krizës se vjetes 1991, kur anijet e refugjatëve shqiptarë mberriten në Itali, filmi zhvillohet në një peizazh real te mjerimit dhe shkretimit pothuajse të paimagjinueshëm. Sidoqoftë, me tanë egërsinë e tij, “Lamerica” asht nji portret thellësisht i dhembshun i njerëzve të vorfën dëshpërimisht të bllokuem mes rrënojave të vjetra dhe kaosit të ri, i gatshëm për me rrezikue gjithçka për me provue diçka ma të mirë. Pasi ta keni pa, nuk keni me mujtë me qeshe ma kurrë me Shqipninë.”
Tom Perrotta asht autori i ketyne veprave : Novela – (The Wishbones (1997), (Election 1998), (Joe College,2000), (Little Children ,2004), (The Abstinence Teacher ,2007), (The Leftovers ,2011), (Mrs. Fletcher ,2017), (The Thrill Club, early ’90s) – (R.L. Stine “Fear Street” Series), (Tregime te shkurtna : (“The Weiner Man” 1988), (“Wild Kingdom” (1988). (“Forgiveness” (1989–1994), (“The Smile on Happy Chang’s Face” (2004), (“Kiddie Pool” (2006), (Bad Haircut: Stories of the Seventies (1994), (Nine Inches (2013), Ai asht edhe autori i Eseve : (“The Squeamish American” (2007), (“Tom Perrotta Hails Suburban Sendup ‘Neighbors’” )…
A nuk asht turp per shtetin shqiptar qe ende sot e kesaj dite nuk e ka vleresue as ftue ne nji vizite honorifike kete bir te gjakut tone qe pa ia kerkue kush deri me sot e ka mbrojte gjakun e vet te shprishun shqiptaro-arberesh? Qeverite shqiptare kane ftue Goran Bregoviçet shoviniste serbomedhenj dhe ua kane dorezue me pompozitet çilesat e kryeqytetit shqiptar, bsh atyne qe therrisnin per zhdukje te shqiptareve nga faqja e dheut…por qe asnje here nuk gjeten kohen as perkushtimin me thirre dhe me ftue ndershmerisht bij te denje te gjakut tone si TOM PERROTTA…/Ilir Seci, Revista Drini/

