Topi i Artë 2023: Zbulohen dhjetë kandidatët e parë

Lista e ngushtë për çmimin individual më prestigjioz të futbollit botëror është duke u zbuluar përpara ceremonisë së madhe që mbahet në Paris më 30 tetor.

Lionel Messi, Erling Haaland , Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr.  Janë disa nga emrat që llogariten si kandidatë për të fituar.

Do të duhet të presim deri në ceremoninë në Paris kur mbahet më 30 tetor për ta zbuluar se kush do të fitojë, transmeton telegrafi.

Më poshtë renditja se si i poston France Football me radhë kandidatët.

Josko Gvardiol (Manchester City)

Andre Onana (Manchester United)

Karim Benzema (Al-Ittihad)

Jamal Musiala (Bayern Munich)

Mohamed Salah (Liverpool)

Pesë nominimet e dyta 

Jude Bellingham (Real Madrid)

Bukayo Saka (Arsenal)

Randal Kolo Muani (PSG)

Kevin De Bruyne (Man City)

Bernardo Silva (Man City)