Trafiku urban do të jetë falas gjatë dhjetorit në Prishtinë

Trafiku urban në Prishtinë, nga dita e nesërme do të jetë falas për të gjithë qytetarët qytetarët që preferojnë këtë lloj transporti.

Kështu ka njoftuar sot kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se oferta është e vlefshme një muaj.

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat ndaj Covid-19.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër Covid-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë. Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Mediafokus.info