Trafikuan, transportuan e strehuan dy të mitura për seks me para, arrestohen tre persona
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë trafikuar dhe transportuar tri vajza të mitura të takohen me persona të ndryshëm, me qëllim të shfrytëzimit seksual.
Të dyshuarit janë arrestuar mesditën e së hënës në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda “Trafikim me njerëz”, ndërkaq me vendim të prokurorit, dy nga ta janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë (NN) 14.06.2021 – 11:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dy kosovarë dhe një kosovar, pasi që dyshohet se kanë trafikuar, rekrutuar, transportuar, strehuar dhe mundësuar dy viktimave të mitura, që të takohen me persona të ndryshëm, me qellim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave”, bën të ditur policia.

