Vdes një person në Veternik pasi bie nga objekti

Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Veternik të Prishtinës dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë, meson Gazeta Express nga burimet e saja.

Bëhet fjalë për viktimën mashkull rreth 48-vjeç.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët janë parë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me informatën e pranuar për një person të lënduar në Prishtinë njesiti policor ka dal menjeher ne vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar se edhe ambulanca me ekipen mjeksore jane në atë lokacion dhe jane duke u marr me rastin”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Për vdekjen e 48-vjeçarit mëngjesin e sotëm në lagjen Veternik të Prishtinës është njoftuar edhe Inspektorati i Punës.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe nga plagët e marra ka vdekur.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje të reja.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.

Viktima mashkull (1973), nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, tha policia.