Tragjedia e Tetovës, vetëm dy nga viktimat nuk janë identifikuar
Nga 14 të vdekurit, 12 janë pacientë ndërsa dy të tjerë duhet të identifikohen ka deklaruar udhëheqësi i Kovid qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini.
Sipas tij, 12 pacientët e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Nuredini ka mohuar informacionet se familjarët janë lënë të futen në spital për të ndihmuar të afërmit me Covid-19 gjatë trajtimit.
Nga ana tjetër në ambientet e jashtme ka pasur edhe të afërm të viktimave të cilët prej shumë orësh nuk kishin asnjë informacion rreth tyre dhe nuk arrinin dot të merrnin një përgjigje.
Këtë të premte 14 viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa të shtunën është thirrur një marshim i heshtur në bulevardin kryesor të Tetovës në nderim të viktimave.

