Tre burra arrestohen për dhunë ndaj grave
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm në regjionin e Prishtinës brenda 24 orëve të fundit, ku kryesisht viktima janë bashkëshortet.
Në tri raste, burrat janë arrestuar, ndërsa në një rast tjetër, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Gllogoc 20.01.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase të Sllovakisë. Viktima nuk pa pranuar që të marrë trajtim mjekësor, dhe së bashku me dy fëmijët e saj është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Obiliq 21.01.2022 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 21.01.2022 – 17:07. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 21.01.2022 – 21:50. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta në dorë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

