Tre nga zyrtarët e arrestuar në Telekom janë femra
Policia ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm në Telekom ku nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar janë arrestuar tri femra dhe një mashkull.
Prishtinë 2018-2019. Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull zyrtar në Telekomin e Kosovës, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie, me ç’rast i kanë mundësuar të dyshuarit-pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106.000 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pronari i kompanisë është në kërkim policor, thuhet në njoftim.

