Arrestohen 4 shtetas të huaj, po qëndronin ilegalisht në Kosovë

Katër shtetas të huaj, dy burra dhe dy gra janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë.

Të dyshuarit nga Maroku dhe Tunizia janë arrestuar nga policia për kalim të pa autorizuar të kufirit dhe janë dërguar në mbajtje.

Rr. Ferid Curri, Prishtinë 20.10.2022 – 18:40. Është raportuar se katër persona të huaj dy femra dhe dy meshkuj nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë dhe dyshohet se ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.