“Në Kosovë nuk ka punëtorë të kualifikuar”, bizneset marrin punëtorë nga Turqia dhe India

Drejtori i Klubit të Prodhuesëve të Kosovës, Berat Mustafa, u shpreh se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryjnë shumë punë.

“Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore por edhe janë shumë të trajnum, të specializum dhe kryjnë shumë punë”, u shprej Mustafa.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka mungesë të punëtorëve por nuk ka punëtorë të kualifikuar, duke theksuar se kompanive të mëdha iu kushton trajnimi i tyre.

Ndërmarrësi që e la Zvicrën për Kosovë: “Po të kishim viza para një dekade, s’do të kishim tash ikje të punëtorëve”

Xhevat Muqa, ndërmarrësi që u kthye nga Zvicra në Kosovë foli për tregun e punës dhe mungesën e fuqisë punëtore në vend. Ai u shpreh se e gjithë kjo është për shkak të mos liberalizimit të vizave.

“Po të kishte qenë liberalizimi i vizave para një dekade kjo nuk kishte me ndodhë sot, sepse të rinjtë e Kosovës kishin pas mundësi me shiju Evropën dhe me pa se çka është e vërteta. Gjithë qytetarët e Kosovës janë me një hamendje t’u jetu në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se menjëherë pas luftës në Kosovë është kthyer në Kosovë, ku edhe ka hapur biznes.

Mustafa: Më parë iknin të papunët, tani edhe ata që kanë një pagë mesatare

Ai shton se çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar se tani po ikin edhe punëtorët që kanë një vend pune e një pagë mesatare.

Ai u shpreh se prodhuesit kanë një trend të rritjes së prodhimit dhe eksportit, por tani mungesa e fuqisë punëtore po vërehet në mënyrë drastike.

“Çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore. Po çka është edhe një shqetësuese ëështë se para disa viteve ne e kemi pas problem që kanë ikë një pjesë e njerëzve që kanë qenë të papunësuar, por tani kemi ikje të njerëzve të cilët kanë një vend pune dhe kanë një pagë po mendoj që është solide dhe e konsiderueshme”, u shpreh Mustafa.

Ekonomisti, Median Hashani u shpreh se ikja nga Kosova për një pagë më të mirë nuk është zgjidhje.

Hashani u shpreh se paga 2000 euro në Gjermani, në fund të muajit nuk ju mbetë më shumë se 500 euro dhe në Gjermani nuk mund të jetosh me 500 euro./21Media