Tre persona arrestohen për shmangie nga obligimet tatimore
Tre persona në Prizren janë arrestuar nën dyshimin për shmangie nga obligimet tatimore në lidhje me një tender publik.
Prizren 22.02.2021-NN. Sot 16.04.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pasi ka siguruar informata rreth dyshimeve për parregullsi të një tenderi publik, në vlerë prej një milion e treqind e nëntëdhjetë e tremijë e njëzetë e tre euro e nëntëdhjetë cent (1.393023.90), ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pronarë të firmës të kontaktuar për kryerjen e instalimeve publike, ndërsa personi i tretë pronarë i firmës për furnizim me materiale.
Dyshohet se ata nuk kanë deklaruar fatura për tatim në ATK duke iu shmangur obligimeve tatimore.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (Foto arkiv).

