Tre persona në Gjilan arrestohen për fajde

Tre persona në Gjilan janë arrestuar për fajde, njofton policia përmes raportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjilan (NN) 31.08.2022 – 15:30. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të detyrimit dhe fajdeve njësitë policore kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar si dhe kanë kontrolluar dy lokacione të dyshuara. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, tre karikator, 93 fishekë, dy telefona mobil, 1379 euro, 250 franga dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. (foto ilustrim)