Tre persona nga Maqedonia e Veriut aksidentohen në Pogradec
Sot rreth orës 15:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, me automjetin “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, pasagjere në “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

