Tre persona sulmojnë me thikë dy kamarierë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 23 tetor, në Prishtinë, tre persona kanë sulmuar dy kamarierë, në një lokal. transmeton Mediafokus.info.

Njëri nga viktimat është duke u trajtuar në spital, ndërkohë që të dyshuarit ende nuk janë kapur.

“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 23.10.2020 – 23:30. Raportohet se në një lokal ka ndodhur një konflikt fizik me ç’ rast tre persona të dyshuar meshkuj/Kos. kanë sulmuar me thikë dy kamerier meshkuj /Kos. të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, njëri nga viktimat vazhdon tretmanin mjekësor. Të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Mediafokus.info/