Tre policë qëllohen me armë zjarri në Francë gjatë një rasti të dhunës në familje
Tre oficerë të policisë janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur në Francën qendrore.
Sipas kanalit francez të lajmeve BFMTV, ekipi po i përgjigjej një raporti të dhunës në familje në një shtëpi afër Puy-de-Dome kur sulmuesi hapi zjarr.
Kryebashkiaku i qytetit, Francois Chautard tha se oficerët u qëlluan nga një i dyshuar mashkull.
Incidenti është ende në proces, por një grua që ishte brenda në shtëpi thuhet se është e sigurt.
Gruaja dyshohet se ishte strehuar në çatinë e një shtëpie të djegur.
Ndërsa oficerët e policisë iu afruan shtëpisë, ata u qëlluan nga i dyshuari 48-vjeçar mashkull, njoftoi BFM TV, përcjellë express.
Një oficer vdiq nga plagët në vendin e ngjarjes ndërsa një tjetër u plagos në kofshë dhe u transportua në spital.
Zjarrfikësit thuhet se janë në vendin e ngjarjes, duke e vënë situatën nën kontroll.

