Tre shtetas serbë arrestohen në Kosovë për ‘kalim ilegal të kufirit’
Tre shtetas serbë janë arrestuar në fshatin Novosellë të Kamenicës, për ‘kalim ilegal të kufirit’ dhe me procedurë të shpejtë janë proceduar për kundërvajtje.
Fsh. Novosellë, Kamenicë 14:01.2021 – 09:20. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar automjetin ngjyrë hiri me targa të Vranjës (Serbisë) në të cilën kishte qenë të dyshuarit, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë, të gjithë meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, të cilët përmes rrugës së fshatit të cekur, duke iu shmangur kontrollit të vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Komunale Departamenti për Kundërvajtje, thuhet në raportin e policisë së Koosvës.