Tre të arrestuar për ngacmime seksuale në Prishtinë e Podujevë

Tre persona në raste të ndara janë arrestuar nga Policia e Kosovës, për ngacmime seksuale, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ngjarjet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë.

Ja njoftimi i policisë:

Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 30.10.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rr.Antigona Fazliu, Prishtinë, 30.10.2020-17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Qagllavice, Prishtinë 30.10.2020-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.