Tre të mitur arrestohen për tentim vrasje

Tre të mitur janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për tentim vrasje pasi kanë therrur me thikë një person po ashtu të mitur.

Rr. 19 Qershori, Podujevë, 03.10.2022-15:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull  kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)