Tre të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë, rastet po hetohen nga policia
Tri raste të vdekjes në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, dy prej tyre në Prishtinë dhe një tjetër në Lipjan, janë cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’ nga policia dhe po hetohen si të tilla.
Rr. Skënderbeu, Lipjan 03.03.2021-09:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku vdekja e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Rr. Stambolli, Prishtinë 03.03.2021-17:33. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore.
QKUK-Prishtinë, 03.03.2021-17:45. Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nen hetime, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

