Treni i udhëtarëve përplas 65-vjeçaren
Një 65-vjeçare ka mbetur e lënduar në fshatin Zejmë të Lezhës, pasi është përplasur nga treni i pasagjerëve.
Mësohet se e lënduara, Dila Prendi, pas përplasjes nga treni i linjës Shkodër-Laç, është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit.
E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bëhet me dije se treni ka qenë me besimtarë të cilët ishin nga Kisha e Laçit.

