Treshja kryesore e LVV: Kurti, Konjufca e Haxhiu nuk do të jenë më në Parlament

Vetëvendosje (LVV) do të ketë numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, edhe më tutje, por asaj do t’i mungojë treshja kryesore, shkruan Mediafokus.info.

Albin Kurti, Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu nuk do të jenë më pjesë e legjislativit pasi kishin hequr dorë nga mandatet për shkak se kishin marrë pozita udhëheqëse në qeveri.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, tani përbëhet kryesisht nga deputetë të rinj./Mediafokus.info/