Tri aksidente brenda 1 km të autostradës në Komoran, 12 vetura të përfshira

Disa persona janë lënduar si pasojë e tri aksidenteve që kanë ndodhur brenda 1 km të segmentit Prishtinë – Pejë të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Sinjalin se nuk ka informacion se sa është numri i saktë i të lënduarve.

Në këto aksidente të ndara kanë qenë të përfshira 12 vetura.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura”, tha ai.