Tri femra raportohen të zhdukura

Tri femra janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre në Podujevë, Gllogoc dhe Prizren, njofton policia e Kosovës në raportin 24-orësh.  

Podujeve 13.01.2021-19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nen hetime.

Gllogoc 13.01.2020-18:05. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nuk dihet për vendndodhjen e viktimës femër kosovare. Rasti nën hetime.

Prizren 14.01.2021-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare, motra e saj, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.