Tri herë ia tërhoqi këmbëzën revoles për ta vrarë, por nuk i shkrepi
Një person në Vushtrri duket se ishte me fat, pasi i dyshuari tentoi ta vras, por revolja nuk i shkrepi asnjëherë. Rasti është hapur për hetim ‘posedim/përdorim i paautorizuar i armës’.
Vushtrri 12.09.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një përleshje fizike që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, i ka drejtuar armën atij, dhe sipas viktimës ka tërhequr (tri herë) këmbëzën e pistoletës, por nuk i ka shkrepur. Gjatë ballafaqimit, viktima ka arritur që t’ia marrë pistoletën të dyshuarit dhe ia ka dorëzuar njësive policore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë cal-7.65 mm. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

