Tri parimet e Asllan Bislimit: I drejtë, i moralshëm, jo lakmitar
Asllan Bislimi nga Malisheva e Gjilanit, ish-punëtor shoqëror e politik, drejtor në ‘Integj’, një intelektual i spikatur, burrë i ndershëm e i drejtë, atdhedashës e kombëtar, u nda nga jeta para dy vitesh.
Sipas bashkëpunëtorëve të tij, Asllan Bislimi kishte tri parime: nuk ishte lakmitar, ishte i moralshëm dhe ishte i gatshëm të flijohet për drejtësi.
Për më tepër, Murat Hoxha, një bashkëpunëtor tjetër i tij, thotë se ai kishte edhe shumë veti të tjera të cilat e karakterizonin atë me shumë pozitivitet, në familje, shoqëri dhe me njerëzit në përgjithësi.
Këto atribute e bënin atë edhe atdhetar e patriot i cili gjithmonë kontribuoi për të drejtat, mirëqenien, drejtësinë dhe barazinë në mes njerëzve.
Bislimi la pas vete dy djem (njëri prej tyre është onkologu Arben Bislimi), një vajzë, nipa e mbesa./Mediafokus

