I drejtë, i moralshëm, jo lakmitar – këto ishin tri parimet e Asllan Bislimit
Asllan Bislimi nga Malisheva e Gjilanit, ish-punëtor shoqëror e politik, drejtor në ‘Integj’, një intelektual i spikatur, burrë i ndershëm e i drejtë, atdhedashës e kombëtar, u nda nga jeta para tre vitesh.
Sipas bashkëpunëtorëve të tij, Asllan Bislimi kishte tri parime: nuk ishte lakmitar, ishte i moralshëm dhe ishte i gatshëm të flijohet për drejtësi.
Për më tepër, Murat Hoxha, një bashkëpunëtor tjetër i tij, thotë se ai kishte edhe shumë veti të tjera të cilat e karakterizonin atë me shumë pozitivitet, në familje, shoqëri dhe me njerëzit në përgjithësi.
Agim Zeka: Kam pas fatin ta njoh nga afër dhe për disa vite të punonim bashkë në Integj-commerc ku ai ishte drejtor asokohe. Ka qenë burrë me vyrtyte të larta njerëzore, mbrojtës dhe përkrahës i madh i kuadrove të reja dhe përkrahës i ideve të reja profesionale në punë. Me përkrahjen e tij në ato vite iu dha rëndësi e madhe zhvillimit të sektorit të marketingut.
Këto atribute e bënin atë edhe atdhetar e patriot i cili gjithmonë kontribuoi për të drejtat, mirëqenien, drejtësinë dhe barazinë në mes njerëzve.
Bislimi la pas vete dy djem (njëri prej tyre është onkologu Arben Bislimi), një vajzë, nipa e mbesa./Mediafokus

