A po zbatohet gabimisht ligji për gjoba ndaj personave që vozosin biçikleta dhe trotinet elektrik pa helmetë
Kohëve të fundit, policia në Gjilan po shqipton gjoba në vlerë prej 100 euro përr personat që vozisin trotinet elektrik pa helmetë, qofshin ata nën apo mbi 16 vjeç, duke iu referuar Ligjit 08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor.
Por, Liridon Hajdini, inxhinier i Makinerisë, thotë se, sipas Nenit 126 të këtij ligji, obligimi për mbajtjen e helmetës vlen vetëm për personat nën moshën 16 vjeç.
Kjo, sipas tij, nënkupton që për personat mbi 16 vjeç, mbajtja e helmetës nuk është obligative sipas ketij neni.
“Ju lutem, informohuni mirë për të drejtat dhe obligimet tuaja dhe në raste të tilla kërkoni sqarime shtesë mbi bazën ligjore” – shkruan ai.
Përndryshe, Policia në Gjilan, ka njoftuar se në kuadër të planifikimeve operative janë duke u zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugë, me fokus të veçantë kontrollet e motoçikletave, triçikletave, trotineteve, me ç`rast janë shqiptuar dhjetra gjoba si dhe janë konfiskuar motoçikleta, trotinetë dhe mjete tjera me dy rrotë./Mediafokus


