Tri vetura i tejkalon njëkohësisht në vijë të plotë
Policia në Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor, ka identifikuar një kundërvajtës në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, duke bërë tejkalim në vijë të plotë të tri veturave njëkohësisht.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjobë në vlerë 150 euro, dy pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

