Trilleri: Të rinjtë u aksidentuan pas grabitjes, policia zbulon ngjarjen
Të rinjtë u aksidentuan pas grabitjes, policia zbulon ngjarjen.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë.
Abcnews.al mësoi se shkak për këtë aksident ishte shpejtësia e lartë me të cilën drejtuesi i mjetit po ecte pasi kishte kryer një vjedhje.
Burime thanë se të rinjtë qe udhëtonin në mjet, dyshohet të kenë qenë të përfshirë në një grabitje. Të dy ata kishin doreza në duar, ndërsa makina ishte vjedhur në Milot. Në tentativë për t’u larguar me shpejtësi, mjeti i dy të rinjve ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

