Tronditëse: Gjendet një trup pa gjymtyrë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Selanikun, ku një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur nga një peshkatar. Kufoma nuk ka kokë dhe as këmbë.
Sipas informacioneve të Thestival, përcjelin mediat, peshkatari ka lokalizuar trupin mëngjesin e sotëm në zonën detare të Kalochorit, në drejtim të Halastrës.
Forcat e Rojës Bregdetare ndodhen në vendngjarje dhe po mbledhin informacione. Trupi i pajetë është marrë dhe është dërguar në mjekësinë ligjore të Selanikut. (foto ilustrim)